Nga Shqipëria / E Shtunë 3 Gusht 2019, 16:04

Fatma Methasani tregon për herë të parë barkun e rrumbullakosur

Para disa ditësh u përhap lajmi se moderatorja Fatma Methasani  dhe Alfio Rrotani do të bëhen prindër për herë të parë.

Fatma ende nuk ka konfirmuar asgjë por  në profilin e saj në Instagram,ajo ka filluar te pozojë vetem me rroba te gjera, çfare ka ngritur dyshime.

Ditën e sotme ajo publikoi fotot e para pas lajmit të shtatzënisë dhe të gjithë sytë ishin normalisht tek barku i saj. 

Së bashku me partnerin , Alfion, moderatorja ka nisur pushimet dhe ka postuar fotot e para. Fatma ka veshur një fustan të gjerë me lule dhe i dallohet barku i rrumbullakosur. Kujtojmë se para tre ditësh u tha se moderatorja  është në tremujorin e parë të pritjes së ëmbël. Fytyra e saj ka marre nje tjeter shkelqim  dhe kjo mund të jetë një ndër efektet e shtatzënisë.