I dashuri i Baby G, Lim Hoti me të cilin këngëtarja publikoi edhe një këngë që pati sukses, ishte në qendër të vëmendjes ditën e djeshme për shkak të videos që u publikua në media.

Në video Limi shfaqej duke puthur në qafë një vajzë teksa ndodheshin në club.

Pas kësasj videoje, Limi ka reaguar me një postim në Instastory ku shfaqet me të vëllain dhe me humor shkruan se ngjajnë aq shumë sa portalet i ngatërrojnë.

"Me vëllain tim. Ngjasojmë aq shumë sa dhe portalet na ngatërrojnë", ka shkruar Limi.






