Nga Shqipëria / E Shtunë 3 Gusht 2019, 16:04

Anwar Hadid çmendet pas Elvana Gjatës, shihni ç'bën Dua Lipa

Në festivalin e djeshëm “Sunny Hill”, një ndër artistët e parë që performuan ishte Elvana Gjata. Ajo u paraqit në koncert me një performancë madhështore ku i gjithë publiku filloi të këndonte këngët e saj.

Edhe këngëtarja Dua Lipa së bashku me familjen e saj e kanë shijuar shumë këtë performancë të Elvanës dhe kanë publikuar në instagram video të shumta teksa ajo këndonte dhe kërcente në skenë.

Në njërën ndër videot e postuara në InstaStoryn e Duas mund të shikojmë se dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid është mrekulluar nga performanca e artistes së njohur Elvana Gjata. Anwari së bashku me të vëllain e Dua Lipës, Gjinin, shfaqen teksa po 'çmenden' e dëfrehen me këngën e Elvanës.Këtë veprim e ka filmuar vetë Dua dhe më pas e ka ndarë me ndjekësit e saj në instagram.