Nga Shqipëria / E Premte 2 Gusht 2019, 23:11

‘Jeni gati?’, Miley Cyrus habit me veshjen e saj në Sunny Hill

Ditën e djeshme këngëtarja me famë botërore, Miley Cyrus mbërriti në Kosovë ku dhe për pak minuta pritet që të ngjitet në skenën e “Sunny Hill Festival”. Siç dihet Miley mbahet për performancat e saj të paharrueshme dhe për veshjet ekstravagante që përdor në skenë.

Mirëpo, ndryshe nga koncertet e tjera Miley ka vendosur që në Kosovë të vijë e veshur ndryshe. Ajo ka publikuar pak më parë një foto ku shihet e veshur e tëra me një kostum lëkure dhe një kapele.

“Ajo është gati për ty Kosovë. A jeni gati për të?” , ka shkruar Miley në postimin e saj.