Nga Shqipëria / E Premte 2 Gusht 2019, 22:10

Ups: Ish i dashuri i Rita Orës i shpreh dashurinë publikisht Bebe Rexhës

Dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Bebe Rexha dhe Rita Ora kanë treguar se kanë një marrëdhënie shumë të veçantë. Ato e konsiderojnë shoqe njëra-tjetrën dhe në shumë vende janë parë gjithmonë bashkë.

Mirëpo, së fundmi të gjithë janë habitur teksa Bebe është fotografuar me ish të dashurin e shoqes së saj Ritës. Siç dihet 5 muaj më parë Rita u nda nga Andrew Watt, por kjo gjë nuk e ka ndaluar Beben që të shoqërohet me të.

Ajo dhe Watt janë fotografuar në një nga koncertet e tyre dhe madje në një postim në Instasotry, Watt ka shkruar: ‘Të dua Bebe Rexha’.