Ditën e sotme në të gjitha mediat bëri bujë lajmi se aktorja e njohur me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, u bë nënë për herë të parë. Ajo e dha lajmin e ëmbël nëpërmjet një postimi ku bashkëshorti i saj shfaqej duke mbajtur djalin në dorë.

Nëpërmjet postimit aktorja zbuloi edhe emrin e bebit Philip Bourne Dushku Palanjian. Së fundmi , nëpërmjet një postimi ajo ka folur për herë të parë pas lajmit që u bë nënë.

“Përshëndetje, po, djali ynë i bukur erdhi në Beantown, Philip Bourne Dushku Palandjian (do ta quajmë Bourne si në qytetin e poshtëm në Cape Cod vs Jason), të shtunën mbrëma ai erdhi në përqafimin më të ngrohtë të dy prindërve të çmendur nga dashuria për të (Zot, e dua burrin tim). Ne jemi thjesht mirënjohës dhe të kënaqur dhe ju falenderojmë të gjithëve për ndarjen e këtij rrugëtimi em.oc.io.nu.es me ne”, ka shkruar ajo ndër të tjera.








