Një ngjarje aspak e zakonshme ka ndodhur së fundmi në Zvicër ku këngëtarja shqiptare nga Kosova, Xhevahire Bytyqi i është ndaluar hyrja në Zvicër.

Sipas Migracionit të Zyrihut, këngëtarja është ndaluar për arsyen se nuk është një artiste e mjaftueshëm e kualifikuar dhe sipas tyre ajo nuk di të këndojë mirë.

“Sipas arsyes së Zyrës së Migracionit të Zvicrës, Xhevahire Bytyqi nuk është artiste shumë mirë e kualifikuar. Përveç kësaj, profili i saj i lartë nuk është i dokumentuar siç duhet. Me fjalë të tjera, gruaja nga Prizreni i Kosovës cilësohet si artiste ‘jo e mirë’ për të performuar në Zvicrës.’’, ka shkruar gazeta zvicerane 'NZZ' teksa më vonë është sqaruar se ata janë bazuar për këtë vendim edhe nga klikimet e këngëtares në youtube. Mësohet se Xhevahire ka kënduar në Zvicër që në vitin 2004 dhe kjo është hera e parë që e ndalojnë.
Burimi:Ora News.






