Pak orë para festivalit "Sunny Hill", këngëtarja nga Kosova me famë ndërkombëtare Dua Lipa dhe i ati, Dukagjin Lipa mbajtën një konferencë për shtyp. Gjatë konferencës Dua zbuloi se këngëtarja e njohur botërore Miley Cyrus ka dhuruar 25 mijë dollarë.

“Miley Cyrus ka ndarë 25 mijë dollarë për fondacionin që do të shkojnë për bamirësi”, ka deklaruar Lipa.

Gjithashtu Dua ka pohur se mes tyre mund të ndodhë edhe një bashkëpunim në muzikë.

Miley Cyrus mbërriti mbrëmë në Kosovë dhe menjëherë me të zbritur nga avioni u fotografua nga mediat.

Miley do të këndojë sot në festivalin që do të mbahet në Gërmi.




