Gjatë koncertit që mbajti në Tetovë, vendlindjen e reperit S4MM, Fero e ka ofenduar rëndë kundërshtarin duke e thirrur këlysh. Madje Fero publikoi edhe disa video në Instagram ku shihet duke bllokuar rrugët në Tetovë.

Ndërkohë S4MM ka reaguar me një video nga pushimet ku ndodhet me miqtë e tij.

Reperi shfaqet i shtrirë në shezlon teksa shijon një akullore dhe bën sikur flet në telefon duke mbajtur një tufë me para.
View this post on Instagram
Video është komentuar shumë dhe fansat janë ndarë në dy kahe, ata që mbështesin Feron e ata që mbështesin S4MM.






