Nga Shqipëria / E Premte 2 Gusht 2019, 12:12

Sapo mbërriti në Kosovë: Dua Lipa prezanton Anwarin me të shtëpisë

Dua Lipa mbërriti mbrëmjen e djeshme në Kosovë dhe shoqërohej nga i dashuri i saj, vëllai i supermodeleve, Gigi dhe Bella Hadid. Dua do të jetë prezente në festivalin Sunny Hill që organizon babai i saj, Dukagjin Lipa.

Anwarit duket se i ka bërë shumë përshtypje Prishtina pasi ka postuar në Instastory foto nga sheshi Nënë Tereza.

Dua e ka prezantuar Anwarin edhe me familjen pasi sot këngëtarja ka publikuar një video ku ai shfaqet duke luajtur me vëllain e saj Gjinin.

Nga ana tjetër edhe Dua duket se ka një marrëdhënie shumë të mirë me familjen e Anwarit pasi në foton e fundit i komenton edhe motra e tij, Gigi, edhe e ëma, Yolanda.

Sunny Hill Festival fillon sot dhe për tre ditë rresht do të perfomojnë këngëtarë të huaj e shqiptar. Ndër to këngëtarja me famë botërore Miley Cyrus e cila gjithashtu mbërriti në Kosovë mbrëmë.