Çifti i njohur David dhe Victoria Beckham janë parë së fundmi në Miami. Rreth kësaj u përfol se së bashku po diskutonin për blerjen e një shtëpie të re. Kujtojmë se familja Beckham ka disa shtëpi në vende të ndryshme të botës.

Mediat spanjolle e kanë konfirmuar këtë aludim duke bërë të ditur se çifti Beckham sapo kanë blerë një apartament të dizenjuar nga Zaha Hadid dhe që është superluksoz.

Arsyeja e kësaj blerje është se David Beckham duhet të qëndrojë me kohë të pjesshme në Miami sepse pritet që sezonin e ardhshëm në 2020 të lançojë një skuadër të re, që do të quhet Inter Miami.

Apartamenti ka një vlerë prej 36 milionë paund dhe është krejtësisht i kompletuar. Aty gjendet një pishinë gjigande, bar, palestër, sallon bukurie dhe “spa” . Ndërtesa ku ata kanë blerë shtëpinë ka përfunduar së ndërtuari në muajin korrik dhe ka gjithësej 64 kate.

Një veçori tjetër e apartamentit të tyre është tarraca e cila ka një pjesë të veçantë për vendqëndrimin e helikopterëve.





