Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka mbërritur pak minuta më parë në Kosovë për të qenë prezente në ‘Sunny Hills Festival’ në datat 2, 3 dhe 4 gusht.

Me të mbërritur në vendlindje, Dua është ndaluar nga gazetarët të cilët e kanë pyetur për ndjesitë e saj. “Mirë se ju gjeta, po ndihem shumë mirë dhe e lumtur.”, tha ajo teksa më vonë u pyet nga gazetari i emisionit "Sonte" se nëse do të performonte në festival.

“Nuk e di a do të këndoj”, tha ajo duke e mbajtur çdo gjë surprizë. Dua nuk ishte e vetme pasi i dashuri i saj i ri Anwar Hadid e ka shoqëruar këngëtaren në vendlindje. Kujtojmë që pak minuta më parë në Kosovë ka mbërritur edhe këngëtarja e famshme Miley Cyrus.
Burimi:Gazeta Express.








