Nga Shqipëria / E Enjte 1 Gusht 2019, 19:07

Pak orë pas lindjes, Monika zbulon emrin e vajzës së Klajda Gjoshit

Ditën e sotme, ish deputetja e LSI-së, Klajda Gjoshi, u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një vajzë dhe lajmin e bukur e bëri të ditur mikesha e saj Nora Malaj e cila e uroi me një status të gjatë.

Po ashtu edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zgjedhur që nëpërmjet një postimi në Instagram t'i bëj një urim shoqes së saj dhe të zbulojë për të gjithë emrin e veçantë që i ka vendosur të bijës. Sipas Monikës, Klajda ka vendosur ta quajë Greis vogëlushen që do të thotë “hiri i Perëndisë”.

“Klajda u bë mama për herë të dytë! “E r.rë.m.be.va” këtë çast të bukur duke fiksuar në foto dorën e Greis dhe të mamit të saj. Një moment që më e.mo.cionoi dhe mbushi me gëzim. Si nënë e dy vajzave e di që si në ditën e parë, por edhe pas shumë e shumë viteve, Klajda dhe Greis do jenë gjithmonë të pandara. Dy fate të lidhura përjetë që do shoqërojnë njëra tjetrën si në ditët e bukura me diell edhe në ato të zymta me shi. Ky është fati i çdo nëne dhe vajzës së saj. Të udhëtojnë bashkë e të ndriçojnë jetët e tyre dhe të njerëzve të dashur! Të rritesh e lumtur në krahët dhe kujdesin e prindërve Greis. Ne të duam shumë.”, përfundon ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Monika Kryemadhi (@monika.kryemadhi) on