Prezantuesja e "Next" në Vizion Plus, Inger Skura ka njoftuar sot largimin nga emisioni pas dy sezonesh në ekran. E përlotur dhe me zërin që i dridhej nga emocionet, Inger falenderoi të gjithë bashkëpunëtorët.

Këtë moment Inger e ka postuar edhe në Instagram ku shkruan se është e mërzitur që po e lë emisionin, por mbetet një eksperiencë e vlefshme për të.

"Nuk dua të shtoj asgjë tjetër, dukem se jam e mërzitur që po e lë do mbetet një eksperiencë shumë e vlefshme për mua! Faleminderit edhe një herë të gjithë ata që punuan me mua këto dy sezone të Next. Faleminderit Fabian Basha për mundësinë dhe besimin që pate tek mua! Mirënjohje!", shkruan Inger.
View this post on Instagram
Inger Skura përveçse prezantuese është edhe Miss. Ajo fitoi vendin e dytë,në konkursin e bukurisë “Miss Universe Albania 2017”, po ashtu edhe çmimet Miss Inteligjenca dhe Miss Production.







