Nga Shqipëria / E Enjte 1 Gusht 2019, 16:04

Burri i flirton me dasmoret, nusja shqiptare bën namin në dasmë

Burri flirton me dy dasmore, nusja çmendet dhe flirton me këngëtarin, kjo është tematika e videoklipit më të ri të këngëtares shqiptare Bebe Rexha e cila është bërë për herë të parë nuse pikërisht për këtë projekt.

Në videoklip Bebe shfaqet një nuse moderne, por paksa e çmendur. Ajo i kërkon dhëndrit ta dashurojë më shumë, por ai nis e flirton me dy vajza gjatë dasmës.

Bebe nga inati pi dhe merr mikrofonin duke kënduar e kërcyer teksa nuk ia ndan sytë këngëtarit i cili është Jax Jonas.

Kënga është pëlqyer shumë nga publiku dhe videoklipin mund ta ndiqni më poshtë.