Nga Shqipëria / E Enjte 1 Gusht 2019, 11:11

I kishte të gjata deri tek beli, Albërie Hadërgjonaj detyrohet të presë flokët shkurt fare

Albërie Hadërgjonaj prej vitesh është njohur si ndër këngëtaret më moderne të showbizit, por edhe ndër më të mbajturat me pamjen e saj gjithnjë të kuruar dhe në super formë.

Sot Albëria është detyruar të bëjë një ndryshim në pamje duke i prerë flokët shumë shkurt pasi për shkak të extensionave flokët e saj janë këputur.

"Sapo hoqa extensions dhe me shume se gjysma e flokeve jan keputur.
Si mendoni ju, me mire floke te gjata apo te shkurtra?", pyet Albëria ndjekësit.

Shumë prej tyre e kanë komplimentuar këngëtaren për pamjen duke i thënë se flokët e shkurta i shkojnë shumë.