Albërie Hadërgjonaj prej vitesh është njohur si ndër këngëtaret më moderne të showbizit, por edhe ndër më të mbajturat me pamjen e saj gjithnjë të kuruar dhe në super formë.

Sot Albëria është detyruar të bëjë një ndryshim në pamje duke i prerë flokët shumë shkurt pasi për shkak të extensionave flokët e saj janë këputur.

"Sapo hoqa extensions dhe me shume se gjysma e flokeve jan keputur.
Si mendoni ju, me mire floke te gjata apo te shkurtra?", pyet Albëria ndjekësit.

Shumë prej tyre e kanë komplimentuar këngëtaren për pamjen duke i thënë se flokët e shkurta i shkojnë shumë.








