Nga Shqipëria / E Enjte 1 Gusht 2019, 09:09

Keisi largohet nga Shqipëria, Stresi nuk e përcjell as në aeroport

Pak para daljes së Stresit nga qelia, Keisi erdhi në Shqipëri për t'i qëndruar pranë bashkëshortit në ditën e parë të lirimit ndërkohë që gjatë gjithë periudhës që ai ndodhej brenda, ajo me postimet e saj tregonte mbështetjen dhe besimin që kishte tek ai.

Vetëm pak ditë pas daljes së Stresit, nisën lajmet se dyshja janë ndarë. Keisi dhe Stresi nuk u panë më në shoqërinë e njëri-tjetrit e madje ditën e fundit të qëndrimit në Shqipëri bukuroshja nuk e kaloi me bashkëshortin, por me mikeshat.

Sot Keisi është nisur për në Kanada, mirëpo Stresi as nuk e ka përcjellë për në aeroport ç'ka ka vërtetuar se dyshja vërtet janë ndarë. 

Ndërkohë reperi i cili aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit, ndodhet në Vlorë.