Nga Shqipëria / E Mërkurë 31 Korrik 2019, 23:11

Emigrantja në Greqi i thotë se s’është krenare për origjinën, Ilda Bejleri i kthehet

Moderatorja e njohur Ilda Bejleri pak ditë më parë ka qenë me pushime në Mykonos të Greqisë ku dhe siç duket i ka bërë përshtypje fakti se shqiptarët atje nuk e pranojnë origjinën e tyre.

Në një postim në Instastory, moderatorja i ka pyetur fansat: "Dini gjë pse në Greqi ka shqiptarë që flasin shqip po thonë janë rumun? Pyetjes së saj i janë përgjigjur shumë fansa dhe njëra prej tyre i ka thënë: “Unë rri në Greqi jam edukuar dhe rritu atje, Ilda më thuaj një arsye përse duhet të ndihem krenare?”

“Sepse ke g.ja.k.ë shqiptar shumë thjeshtë dhe nuk duhet të ndihesh inferiore ndaj askujt. Dhe unë kam jetuar e vogël disa vite në Greqi, ishte viti ‘92 por të them të drejtën kam ndjerë përgjithësisht përbuzjen e grekëve për shqiptarët. Madje kur kaloja kufirin tokësor nga Gjirokastra ende  e mbaj mend një grek që qëndronte aty dhe zbriste shqiptarët nga autobusi.”, ka shkruar moderatorja.