Nga Shqipëria / E Mërkurë 31 Korrik 2019, 23:11

Koha vrapon: Hygerta Sako tregon si dukej 10 vite më parë

Ish-miss Shqipëria, Hygerta Sako, prej vitesh ka qenë shumë aktive në media  dhe është komentuar gjatë për jetën e saj private. Siç dihet ajo tashmë prezanton një emision sportiv në TVSH dhe është mjaft aktive në rrjetet sociale ku vazhdimisht publikon foto nga përditshmëria.

Së fundmi, moderatorja është bërë nostalgjike dhe është kthyer pas në kohë, teksa ka publikuar një foto ku shfaqet në 10 vite më parë duke prezantuar emisionin "Jo vetëm kafe". Siç shihet nga postimi, për Hygertën koha ka ndaluar pasi moderatorja shfaqet po njësoj edhe sot si 10 vite më parë.

“10 vite më parë kur prezantoja emisionin e mëngjesit ‘Jo vetëm kafe’. Koha vrapon”, ka shkruar ajo.