Genta e "Big Brother", prej vitesh vazhdon të jetë shumë e komentuar në media dhe çdo e re rreth saj përbën lajm. Shpeshherë Genta tërheq vëmendjen me postimet që bën në rrjete sociale dhe kështu ka ndodhur edhe me foton e fundit.

Ish-banorja është shfaqur me një ndryshim shokues në trup, falë fotoshopit. "Kam punuar shume per keto linja, kete bel e kete xhoks", shkruan Genta duke ironizuar VIP-at që përdorin fotoshop.

Së fundmi Genta u kap edhe me blogerët e Instagramit duke i ironizuar për faktin që tregojnë veshjet firmë e flasin anglisht.







