Nga Shqipëria / E Mërkurë 31 Korrik 2019, 22:10

Duke shijuar luksin pas daljes nga qelia, Stresi filmohet me tufa me para

Vetëm pak javë më parë Stresi doli nga qelia, një lajm që bëri bujë në të gjithë mediat. Reperi i njohur është përfolur shumë pasi pas daljes i dha fund lidhjes me bashkëshorten Keisi. Ai i është futur punës seriozisht dhe vetëm pak ditë më parë publikoi këngën e parë pas shumë muajsh.

Siç duket karriera e këngëtarit po ecën mjaft mirë dhe Stresi po e shijon në maksimum suksesin e tij. Së fundmi, Stresi ka habitur teksa ka publikuar një  video ku shihet duke i dhënë makinës, ndërkohë që në dorë mban një tufë të madhe me lekë.

Në njërën nga videot Stresi pretendon që flet në telefon me tufat e lekëve duke i kërkuar dikujt që ti shkojë në lagje për tu takuar.