Nga Shqipëria / E Mërkurë 31 Korrik 2019, 21:09

Që do ta gjejmë, do ta gjejmë: 9 Vip-at shqiptarë që nuk ua morëm kurrë vesh lidhjet

Ndonëse janë personazhe publik të shumtë janë VIP-at shqiptarë që mundohen që jetën e tyre private dhe sidomos atë romantike ta mbajnë larg vëmendjes mediatike.  Edhe pse publiku është shumë kurioz për ta, ata janë treguar të rezervuar për sa i përket historive të tyre të dashurisë dhe rrallëherë janë përfolur për një të tillë. Ditën e sotme, Xing.al ka vendosur t’ju sjell 9 VIP-at shqiptarë që nuk ua mësuam kurrë lidhjet.

Enca - Këngëtarja e njohur Enca, ndonëse ka shumë vite në tregun muzikor shqiptar dhe ka sjell një sërë hitesh që janë pëlqyer nga të gjithë ka preferuar që ndryshe nga karriera e saj jetën private ta mbaj të fshehtë, shkruan Xing.al. Ajo në intervistat e saj ka folur shpesh për jetën private, por asnjëherë nuk ka zbuluar të dashurin e saj dhe në media nuk është folur kurrë për lidhjet e saj./Xing.al

Capital T - Reperi i njohur Capital T është padyshim një ndër meshkujt më të preferuar për gjininë femërore. Ai ka shumë fanse, mirëpo ndër vite për jetën e tij personale nuk dihet asgjë, shkruan Xing.al. Ndonëse nëpërmjet postimeve të ndryshme ka ngritur dyshimet se është në një lidhje, reperi është kujdesur që gjithmonë të jetë i rezervuar për këtë pjesë. Siç duket, Trimi ka ditur mirë të ndaj pjesën profesionale nga ajo private dhe i ka ruajtur me fanatizëm lidhjet e tij romantike./Xing.al.

Anxhela Peristeri - Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Anxhela Peristeri, është treguar mjaft e prerë me përgjigjet e saj në intervistat e ndryshme kur është pyetur për jetën private, shkruan Xing.al. Pak kohë më parë, në media u përfol se ajo ishte fejuar, një lajm ky  që nuk u  vërtetua kurrë, ndërkohë që pas publikimit të këngës me Mateus Frrokun, u tha se këngëtarja dhe Mateus ishin në një lidhje. Dyshja e hodhi poshtë lajmin duke thënë se janë thjesht miq./Xing.al. Anxhela ka preferuar që çdo gjë në aspektin e marrëdhënieve romantike të qëndroj larg mediave dhe gjithë fokusi të përqendrohet tek karriera e saj muzikore./Xing.al.

Arjola Shehu - Moderatorja e njohur Arjola Shehu edhe pse ka pak vite në ekran është kthyer shpejt në një ndër personazhet më të komentuara. Arjola është përfolur gjatë për pamjen e saj dhe emisionet që ka prezantuar, mirëpo jetën private ka menaxhuar ta mbaj të fshehtë, shkruan Xing.al. Bukuroshja shqiptare, asnjëherë nuk ka folur për marrëdhëniet romantike dhe në media rrallëherë kanë dal lajme për ndonjë lidhje të saj./Xing.al

Albana Osmani - Ndonëse ka plot 15 vjet në ekranin shqiptar, moderatorja e njohur Albana Osmani nuk ka preferuar të flas për një lidhje dashurie. Albana është treguar mjaft diskrete dhe në çdo intervistë ka evituar të prenoncohet për këtë pjesë, shkruan Xing.al. Ndryshe nga jeta private, Albana  ka dashur që gjithë vëmendja të fokusohet në punën e saj në fondacionin “Ti je një luledielli” dhe daljet e saj në ekran, për të cilën dëshiron që gjithmonë të jenë në vëmendje dhe të komentohen nga publiku dhe mediat./Xing.al.

Arilena Ara - Këngëtarja e Arilena Ara po ashtu e ka mbrojtur me fanatizëm jetën private. Këngëtarja asnjëherë nuk e ka bërë publike ndonjë lidhje dhe rrallëherë ka folur për dashurinë, shkruan Xing.al.  Arilena ka preferuar që si shumë kolegë të saj të vë në fokus të mediave karrierën dhe këngët e saj duke mbajtur të fshehtë pjesën private./Xing.al.

Alban Ramosaj - Albana Ramosaj është një ndër këngëtarët më të pëlqyer nga  femrat që ka një numër të lart fansesh. Ai gjithmonë ka tërhequr vëmendjen me pamjen e tij,  por edhe me balada e ndryshme që siç dhe është përfolur kanë qenë dedikime për ish të dashurën e tij, shkruan Xing.al. Ndonëse ai publikon mjaft këngë romantike, nuk ka dal asnjëherë publikisht të flas për ndonjë lidhje të tij./Xing.al.

Dhurata Dora - Prej vitesh tashmë në skenë, Dhurata Dora ka qenë mjaft e komentuar për pamjen dhe këngët e saj, dhe kurioziteti i publikut për jetën e saj private ka qenë i lart, por këngëtarja ka ditur të menaxhojë mjaft mirë këtë pjesë dhe asnjëherë nuk ka folur jetën private, shkruan Xing.al. Disa muaj më parë, në media qarkulloi lajmi se Dhurata ishte e lidhur me menaxherin Shkamb Vokshi, mirëpo këto lajme Dhurata kurrë nuk i konfirmo./Xing.al.

Kida - Këngëtarja Kida ka dal në skenë në një moshë shumë të vogël dhe fokusi i mediave kryesisht ka qenë tek karriera dhe këngët e saj.  Vitet e fundit është përfolur gjatë për jetën e saj private, mirëpo këngëtarja ka preferuar ta mbaj çdo gjë sekrete, shkruan Xing.al. Kida në intervistat e saj është pyetur për lidhjet e dashurisë dhe ka befasuar teksa ka treguar se asnjëherë nuk ka qenë në një lidhje. Ajo madje ka deklaruar se për momentin është në dashuri me muzikën dhe gjithë vëmendja e saj është atje./Xing.al.