Nga Shqipëria / E Mërkurë 31 Korrik 2019, 22:10

Ndaloni gjithçka: Fatma Methasani dhe Alfio do të bëhen prindër

Vetëm pak muaj më parë moderatorja Fatma Methasani dhe shefi i njohur i kuzhinës, Alfio bënë publike lidhjen e tyre. Dyshja publikoi një foto nëpërmjet të cilës pranonin se ishin të dashuruar. Ata kanë qenë shumë aktiv kohët e fundit në rrjetet sociale dhe kanë publikuar vazhdimisht foto dhe video ku i shprehin publikisht dashurin njëri-tjetrit.

Siç duket çifti i njohur janë gati që të nisin një familje dhe së shpejti ata do të bëhen tre. Burime për ‘Blitz.al’ kanë zbuluar se Fatma është shtatzënë për herë të parë. Sipas tyre, është në tremujorin e parë të shtatzënisë dhe ende nuk është zbuluar gjinia e bebit.

Ndërkohë në profilin e saj vihet re se moderatorja kohët e fundit është veshur vazhdimisht me veshje të gjera, me siguri që mos t'i dallohet barku i rrumbullakosur.