Nga Shqipëria / E Mërkurë 31 Korrik 2019, 20:08

‘Arbana të bën si vetja’, Xhemi lë me gisht në gojë ndjekësin me përgjigjen

Miqësia mes dy moderatoreve të njohura të ekranit Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani merr gjithmonë vëmendjen e mediave. Dy vajzat janë të pandara nga njëra-tjetra dhe vazhdimisht nëpërmjet komenteve të ndryshme kanë treguar se miqësia e tyre është shumë e fortë.

Ditën e sotme, nëpërmjet një postimi Xhemi tregoi se po drekonte me Arbanën. Dy moderatoret shfaqeshin duke konsumuar mish teksa postimi u komentua gjatë. Mirëpo, vëmendjen e të gjithëve e mori një koment i një fansi i cili i shkruante Xhemit:  “Mos u shoqëro shumë me Arbanën se do të të bëjë si vetja”.

Ky koment u vu re nga Xhemi e cila menjëherë  ktheu përgjigje fansit. “Ku ta gjej në fakt, se s’ka më të mirë”, i ka thënë Xhemi duke i mbyllur gojën.