Me ardhjen e sezonit të ri televiziv, çdo ditë dëgjohen lajme për ndryshimet dhe largimet që ndodhin nga televizionet e njohura shqiptare. Së fundmi, moderatori i spektaklit "E diell" dhe emisionin "Procesi Sportiv", Ed Manushi ka zbuluar ndryshimin më të fundit në Top Channel.

I ftuar në “Pushime on Top”, Manushi ka zbuluar se vitin tjetër “E diell” do të ketë një autore të re. Sipas tij, autorja e re do të jetë Olsa Muhameti e cila aktualisht është autore e “Pushime on Top”.

“Ne jemi një program me dinamikë dhe marrim gjithmonë njerëz të rinj, kësaj here është autorja e ‘Pushime On Top’ ajo që i bashkohet ekipit. Olsa ti e di që mua më pëlqen sporti dhe kjo është një kohë merkatosh, Olsa është blerja e Diell për sezonin e ri”, tha ai.

Ajo madje ka folur gjatë emisionit duke thënë se është gati për sfidën e re. “Kjo është një sfidë shumë e madhe, por që e pranova me shumë dashuri”, tha ajo. Ndërkohë siç kuptohet Manushi do të vazhdojë dhe vitin tjetër të jetë moderator dhe producent i "E diell".
Burimi:Revista Class.








