Nga Shqipëria / E Mërkurë 31 Korrik 2019, 18:06

Klea Huta bëhet për herë të parë bjonde dhe na la gojëhapur

Klea Huta ka treguar se ka lindur për televizion e mund t'ja arrijë me sukses çdo punë që i dorëzohet. Ajo e nisi si aktore, më pas si prezantuese dhe ka provuar veten edhe në këndim duke publikuar disa videoklipe.

Ndërkohë Klea vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuar në media, ku jeta e saj private e lidhja me Elgit Dodën nuk ka mbetur pa qenë qendra e vëmendjes.

Prej vitesh Klea është njohur si bukuroshja brune me buzëqeshjen e ëmbël. Por sot këngëtarja ka bërë një ndryshim të papritur duke u kthyer në bjonde. Vetë Klea nuk ka postuar asnjë foto me pamjen e re, por ka ndryshuar foton e profilit e nga aty është zbuluar ndryshimi drastik.

Ne mendojmë se Klea duket super yll, po ju si ju pëlqen?