Nga Shqipëria / E Mërkurë 31 Korrik 2019, 15:03

E ironizoi publikisht, plas sherri mes Fjolla Morinës dhe Olti Currit

Ashtu siç kishte lajmëruar prej disa ditësh Fjolla Morina ka publikuar sot videoklipin e saj më të ri me titull "Nace Nace". Brenda pak orësh klipi ka arritur gati 100 mijë shikime në Youtube.

Një pjesë nga videoklipi e ka postuar edhe opinionisti i njohur Olti Curri në Instastory. “Soprano e 'La scala' nxorri klipin e ri”, shkruan Olti.

Fjolla e ka ripublikuar postimin e Oltit dhe i është kthyer: "Balerin ti", duke e shoqëruar me emoji që tregon gishtin e mesit.

Kujtojmë që së fundmi Fjolla ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave edhe për paraqitjen në koncertin që mbajti në Skënderaj.