Një ndër këngëtaret më të dashura të Showbizit, Dhurata Dora ka filluar të njihet dhe në arenën ndërkombëtare. Kënga e saj “Zemër” me artistin algjerian Stoolking numëron mbi 200 milione klikime në youtube.

Dhuratën e shohim shpesh në koncerte dhe në projekte muzikore por këtë herë fati nuk duket të ketë qënë në anën e saj. Në mbrëmjen e djeshme artistja kishte një koncert në Mitrovicë por gjërat nuk i kanë shkuar sipas planit.

Për shkak të disa pengesave në rrugë, ajo nuk ka arritur dot në kohë. Dhurata Dora ka postuar në InstaStoryn e saj nje shkrim ku iu kerkon falje nga zemra fansave të saj në Mitrovicë për anullimin e koncertit. Gjithsesi ajo iu bën të ditur se do të shihen së shpejti.

“Mitrovicë e dashur, kërkoj falje nga zemra që nuk isha sonte e pranishme në koncert. Për shkak të pengesave në rrugë nuk kemi mundur të mbërrijmë në kohë. Shihemi shumë shpejt”, ka njoftuar këngëtarja.





