Një ndër bloggeret më të njohura në vend dhe që së fundmi ka filluar të marrë emër dhe jashtë vendit, është Armina Mevlani. Një bloggere për të qenë sa më e suksesshme dhe sa më e pelqyer nga ndjekësit, i duhet me patjetër një kujdes tejet i vecantë për veten në mënyrë që të shfaqet kurdoherë në formën e saj me të mirë. Kujdesi përfshin si trajtimet për fytyrë, kujdesjen ndaj flokëve dhe mbajtjen e trupit në formë.

Për këtë të fundit, shumica e bloggereve zgjedhin të frekuentojnë palestrën disa ditë në javë për të pasur format perfekte të dëshiruara. Mesa duket Armina Mevlani nuk është shumë e dhënë pas kësaj gjetjeje e për këtë arsye ajo iu bën të ditur ndjekësve të saj përmes një videoje, se cila është mënyra që ajo ka zgjedhur për të qënë në formë.

Kërcimi latin, të cilin bloggerja Mevlani ka filluar ta ushtrojë prej ca kohësh, është mënyra ndërmjet së cilës ajo preferon të humbasë kalori. Në video Armina po kërcen së bashku me instruktorin e saj një salsa dhe kjo e ndihmon që të jetë në një formë sa më të mirë fizike.






