Nga Shqipëria / E Martë 30 Korrik 2019, 23:11

Videoja më e ëmbël e mbrëmjes: Gabrieli i thërret 'babi' të dashurit të Hueydës

Hueyda el Saied është përfolur gjatë ditët e fundit në media pasi u aludua se ishte në pritje të ëmbël pas një fotoje ku ajo shfaqej duke mbajtur në duar një pikturë ku balerina shfaqej me barkun e rrumbullakosur.

Ish-balerina reagoi menjëherë dhe tregoi se një gjë e tillë nuk ishte  e vërtetë, por ajo thjesht pëlqeu pikturën plot ngjyra. Siç dihet ajo vetëm pak muaj më parë bëri publike lidhjen e saj me mikun e saj Tier.

Hueyda vazhdimisht ka publikuar foto dhe video me të dhe së fundmi ka zbuluar nëpërmjet një postimi se Tier ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me djalin e saj Gabriel, aq sa ai e konsideron baba. Në videon ku shihen të tre duke darkuar, dëgjohet që Gabrieli e thërret Tier ‘babi’ dhe i kërkon që të pijë koktejlin që ai ka përgatitur me patate dhe majonezë.