Nga Shqipëria / E Martë 30 Korrik 2019, 22:10

Qenka gjithë ky djalë, zbulohet i dashuri i Melinda Ademit

Melinda Ademi është kthyer në një ndër reperet më të komentuara në media. Ndonëse ka vetëm pak kohë në tregun muzikor shqiptar, këngëtarja është  një ndër më të dëgjuarat dhe këngët e saj janë kthyer në hite.

Siç dihet Melinda është munduar që jetën e saj private ta mbajë larg vëmendjes mediatike dhe shumë pak gjëra dihen për të. Mirëpo, së fundmi burime për 'lajmi.net' kanë zbuluar të dashurin e reperes së njohur.

Sipas tyre Melinda është në një lidhje dashurie me menaxherin e kompanisë “Panda”, ku dhe ajo është pjesë, Faton Aliu. Melinda dhe Fatoni prej disa kohësh janë bashkë, mirëpo kanë vendosur që ta mbajnë larg syrit të publikut lidhjen e tyre.