Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është komentuar gjatë ditët e fundit në media pas një koncerti që ajo dha në Skënderaj të Kosovës, ku doli e veshur me një body. Duke qenë se të pranishëm në koncert ishin edhe fëmijë shumë fansa, por edhe personazhe të njohur e kritikuan Fjollën për veshjen e saj.

Këngëtarja reagoi lidhur me këto kritika dhe tha: “Duhet me ecë përpara, mos me u merr me veshjet. Drenica sidomos Skënderaj ish ba sikur Prishtina. Veç unë kam qenë në koncert. Kam performu veç vet. I gjithë publiku kish qenë i imi. Kush e ka organizu nuk e di. Menaxheri është marrë me organizimin. Sa jam pagu nuk mundem me tregu, por shifrat kanë qenë të mëdha. Njeriu unë mendoj se dashurinë e jep me këndim edhe me zemër. Edhe Rita Ora a erdhi me këndu. A kishte fëmijë, e luajti sho.ten. Ishte e veshur gjithë e ngjitur. Unë kam pas edhe geta, hallohopke.”

Së fundmi, Fjolla ka qenë e ftuar në emisionin "Sonte" ku dhe është pyetur në lidhje me këtë temë dhe me përgjigjen e saj i ka befasuar të gjithë.

“Nuk e kam pasur në plan me dal me qëllim ashtu. E kam bërë performancën si yjet botërore. Nuk e kuptoj çfarë ka të keqe. Fëmijët kanë dashur të më shohin.”, tha ajo teksa më vonë shtoi: “Do të vazhdoj me koncerte të mëdha. Ndoshta do të dalë cullak krejt.”
Burimi:Gazeta Express.







