Modelja e njohur shqiptare, Kristina Bakiu, që në daljen e saj të parë në ekran ka tërhequr vëmendjen me pamjen dhe tiparet e saj. Kristina është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale dhe postimet e saj pëlqehen dhe komentohen shumë nga fansat.

Edhe pse jemi mësuar që Kristinën ta shohim gjithmonë me flokët e drejtë dhe brun, së fundmi bukuroshja shqiptare i ka lënë të gjithë pa fjalë me ndryshimin që ka bërë në pamje.

Modelja ka publikuar pak më parë një foto ku shihet se ka lyer flokët me fije bjonde, një ndryshim drastik ky që është pëlqyer shumë nga ndjekësit e Kristinës.







