Këngëtarja shqiptare e hitit "I’m a mess", Bebe Rexha e cila është mjaft e njohur në të gjithë botën dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me hitet e njëpasnjëshme që publikon. Së fundmi, Bebe ka dhënë një lajm mjaft të mirë në rrjetet sociale.

Ajo ka lajmëruar se në moshën 29 vjeçare më në fund ka marr lejen e drejtimit. Bebe ka publikuar një foto në profilin e saj ku shfaqet me një patentë në dorë, mirëpo ka treguar publikisht se e ka zënë halli pasi nuk di çfarë makine të marr.

“E mora patentën sot! Çfarë makinë duhet të ble”, ka shkruar këngëtarja duke kërkuar kështu sugjerime nga fansat.








