Ditën e sotme nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale u zbulua se këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, është duke kaluar pushimet në Mykonos së bashku me këngëtarin britanik, Julian Perretta. me të cilin është përfolur se është në një lidhje.

Ajo dhe Julian kanë publikuar vazhdimisht foto dhe video nga vendi përrallor ku janë parë gjatë gjithë kohës me njëri-tjetrin. Mirëpo, siç duket këngëtarin britanik e kanë zënë hallet pasi në çdo vend qe shkon dëgjon këngën shumë të famshme të Erës “Bon Bon”.

Ai ka publikuar një video ku shihet në një nga lokalet e Mykonos së bashku me Erën teksa në sfond dëgjohet kënga 'Bon Bon'. “’Bon Bon’ kudo që shkojmë”, ka shkruar ai duke e shoqëruar me një emoji buzëqeshje të sforcuar.






