Së fundmi në media është komentuar gjatë për lidhjen e re të moderatores, Dajana Shabani, me kampionin e boksit Kamer Maloku. Ata e bënë publike lidhjen e tyre disa javë më parë dhe madje në disa mesazhe boksieri i propozonte për martesë moderatores.

Mirëpo, ditën e sotme bëri bujë lajmi se dyshja ishte ndarë. Shkak për këto lajme u bënë postime e tyre. Dajana në një video shkruante: "për ju që s’patët besim n’mu…”. Ndërsa Kameri ka postuar një foto që tregon marrëdhënien mes një gruaje e një burri dhe një fabul domethënëse.

Lidhur me këto lajme ka reaguar pak më parë Dajana nëpërmjet një postimi në InstaStory. Ajo ka publikuar një video me të dashurin e saj ku të dy shihen në makinë, teksa Dajana i thotë: “Na ke shty në l.u.f.të me 100 veta”.

“Unë mund të të shty në l.u.f.të edhe me 1000 veta”, dëgjohet të thotë Kameri duke hedhur kështu poshtë lajmet e ndarjes.










