Nga Shqipëria / E Martë 30 Korrik 2019, 17:05

Shkuan me pushime bashkë, i dashuri i Era Istrefit kapet duke u argëtuar me vajza

Lidhja e Era Istrefit dhe këngëtarit britanik Julian Perretta ka qenë në qendër të vëmendjes prej disa kohësh, edhe pse çifti ka vendosur mos ta konfirmojë. 

Sot çifti kanë shkuar bashkë me pushime dhe ndodhen në Mykonos nga ku këngëtarja shqiptare ka postuar një video duke treguar se ndodhet me Julianin.

Pak orë më vonë Juliani është parë në shoqërinë e tre vajzave.

Nuk dihet nëse ato janë mikesha të çiftit apo protagoniste në ndonjë klip të ri.

Së bashku me çiftin është edhe Dj i njohur, Diplo me të cilin Era ka postuar foto.