Nga Shqipëria / E Martë 30 Korrik 2019, 13:01

Ups: Arbana Osmanit i dalin reçipetat duke pozuar në Marok

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani ka nisur pushimet dhe ndodhet prej disa ditësh në Marok. Nga atje Arbana ka postuar plot foto e video ku shfaqet mahnitëse. Madje edhe në foton pa makeup e pa filtra moderatorja duket në super formë.

"E vërteta unë, pa filtra, pa poza, me flokët e shpupuritura, reçipetat jashtë, pa bateri në telefon dhe pa e çarë kokën", shkruan Arbana në foton ku shfaqet duke pozuar nga Maroku me një fustan blu.

Arbana duket se po i shijon shumë këto pushime e kjo shihet edhe në videon ku ajo shfaqet duke kërcyer në rrugë e lumtur.