Nga Shqipëria / E Martë 30 Korrik 2019, 12:12

Luana pushime luksoze në Monte Carlo, shifra e çmendur e hotelit ku po qëndron

Prej pak ditësh Luana ka nisur pushimet dhe ndodhet në Monte Carlo. Nga atje këngëtarja ka postuar foto shumë atraktive duke pozuar me rroba banjo e duke na treguar pamje nga Monte Carlo.

Në një nga fotot, Luana tregoi edhe hotelin luksoz 'Hôtel de Paris Monte-Carlo' ku po qëndron, në të cilin një natë kushton 710 dollarë.

Luana nuk e ka zbuluar kush po e shoqëron në këto pushime, por prej kohësh përflitet se ajo është në një lidhje me Krenarin e me siguri edhe këtë herë ai ndodhet pranë këngëtares.

Gjatë qëndrimit në Monte Carlo Luana u shfaq edhe në revistat e huaja atje.