Dajana Shabani ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi për jetën private e lidhjen me boksierin kosovar, Kamer Maloku, lidhje të cilën e pranuan publikisht. Madje Kameri edhe i propozoi për martesë Dajanës.

Mirëpo sot po përflitet se çifti janë ndarë dhe shkak për këto thashetheme janë bërë postimet e tyre.

Dajana ka postuar një video shkruan: “E për ju që s’patët besim n’mu…”. Ndërsa Kameri ka postuar një foto që tregon marrëdhënien mes një gruaje e një burri dhe një fabul domethënëse.


Pas këtyre postimeve, boksieri ka publikuar edhe një foto me këngën e Unikkatilit "Vetbesim", si kundërpërgjigje ndaj statusit të Dajanës.








