Nga Shqipëria / E Martë 30 Korrik 2019, 11:11

Pas 8 vitesh larg muzikës, Anxhelina Hadërgjonaj sjell më në fund këngën e re

Anxhelina Hadërgjonaj i ka munguar publikut që prej vitit 2011 kur konkurroi në Top Fest me këngën "Kjo jetë s'mjaftoi", një këngë qëshpalosi vokalin artistik të saj dhe dëgjohet sot e kësaj dite.

Anxhelina prej vitesh është shkëputur nga muzika dhe jeton në SHBA. 

Së fundmi ajo ka vendosur të rikthehet në muzikë e këtë e ka zbuluar kantautori Kledi Bahiti duke postuar një video ku Anxhelina shfaqet në studion muzikore duke punuar.

"Na ka ardhë një kanarinë në studio", shkruan Kledi duke treguar se ajo po përgatitet për një projekt muzikor të ri.

Na mbetet të presim që Anxhelina të sjellë një hit veror e të rikthehet sa më shpejt në muzikë.