Nga Shqipëria / E Martë 30 Korrik 2019, 10:10

Martohet futbollisti shqiptar, pamjet nga dasma përrallore

Futbollisti i përfaqësueses së "Kombëtares së Kosovës", Benjamin Kololli, i ka dhënë fund beqarisë mbrëmë. Benjamin ka kurorëzuar në martesë dashurinë disavjeçare me të dashurën e tij nga Peja, Labentina Imeraj.

Dasma ishte organizuar si në përralla me lule orkide, krizantema rozë, trëndafila, shampanjë të bardhë, që i jepin vendit pamjen e një kopshti hyjnor.

Në dasmë ishin të ftuar edhe disa prej miqve futbollistë të 27-vjeçarit, si Hekuran Kryeziu, Mirlind Kyreziu e Florent Hadërgjonaj.

Por edhe dhe personalitete të showbizit si DJ Dagz, i cili ka publikuar disa foto e video nga dasma.