Nga Shqipëria / E Hënë 29 Korrik 2019, 23:11

‘Si s’ju vjen turp’, shpërthen keq Xhesika

Modelja shqiptare Xhesika Berberi është komentuar gjithmonë për pamjen e saj dhe tiparet që e bëjnë të duket si një kukull. Të shumtë janë ata që modelen shqiptare e krahasojnë me supermodelen Gigi Hadid për shkak të ngjashmërisë së madhe mes tyre.

Së fundmi, Xhesika është revoltuar me një shkrim që kritikon pamjen e saj dhe nëpërmjet një postimi në Instastory i është kthyer kundër gazetarit që e ka shkruar duke e ka quajtur pseudo gazetar.

“Si s’ju vjen turp. Nuk e di kush është ky pseudo gazetar që bën këto shkrime shumë pa sens. Çdo  kush është ndryshe prandaj është unik. Unë jam kjo që jam dhe asnjë nga shkrimet tuaja shumë injorante nuk më bëjnë të humb kofidencën. Shija ime është shumë class për ju. Lol jam 1000% natyrale. “, përfundoi ajo.