Nga Shqipëria / E Hënë 29 Korrik 2019, 23:11

Talent i lindur, djali i Ingrit Gjonit e ka gjetur që tani profesionin e të ardhmes

Këngëtarja e njohur, Ingrit Gjoni, e ka treguar gjithmonë lidhjen speciale që ka me djalin Paridin. Ajo publikon vazhdimisht foto me të dhe Paridi që tani ka fituar zemrat e publikut. Së fundmi, nëpërmjet disa postimeve, Ingriti ka zbuluar talentin e të birit.

Vogëlushi siç duket qenka që tani i dhënë pas gatimit të ushqimit. Në disa foto dhe video, Ingriti tregon se si Paridi bën gati sallatën dhe tavën, ndërkohë që në një video tjetër ai i shpjegon të tjerëve se si të gatuajnë pilaf.

“Paridi 3 vjeç me teze Ildën”, ka shkruar Ingriti duke qeshur pranë videos ku vogëlushi shihet duke trazuar pilafin.