Aktoren e Mimoza Llastica edhe sot e kësaj dite vazhdojnë ta thërrasin me emrin e personazhit. Ajo quhet Zhaklina Dhimojani dhe ka ndryshuar shumë që nga koha kur luante filmin.

Edhe pse i ka kaluar të pesëdhjetat, Zhaklina duket një femër shumë e hijshme. Ajo është larguar nga Shqipëria që në vitin 1990 dhe jeton në Bern të Zvicrës.

Aktorja është e martuar dhe ka një vajzë. Zhaklina nuk merret më me aktrim por tani ka marrë drejtim komplet tjetër.

Ajo ka punuar si përkthyese në zyrën Federale të Refugjatëve në Itali dhe më pas si organizatore e koncerteve me muzikë klasike.






