Bebe Rexha, këngëtarja me famë botërore, njihet për suksesin e saj kudo nëpër botë. Ajo ka fituar zemrën e shumë fansave ndërmjet zërit dhe personalitetit. Në shumë koncerte muzikore, Bebe grumbullon shumë fansa të cilët vijnë nga vende të ndryshme vetëm për ta dëgjuar atë.

Jo vetëm fansat janë të lidhur me Beben, por dhe ajo vetë me fansat. Këngëtarja ka postuar në InstaStory, një gjest vërtetë të bukur që një fans me emrin Joseph ka bërë për të.

Joseph ka bërë tatuazh në krah emrin e saj së bashku me dy këngëtare të tjera si dhe ka deklaruar se nuk do të ishte këtu nëse nuk do të ishin këto vajza.

Ai thotë se tatuazhi nuk bëhet vetëm për të treguar një histori jetësore, tatuazhi bëhet sepse ti mundesh ta bësh një të tillë dhe kaq mjafton. Po ashtu, ai lajmëron se do jetë në koncertin e Bebe Rexhes me 5 dhjetor. Duke postuar të tilla gjeste në InstaStoryn e saj, Bebe demostron se sa shumë i vlerëson ajo fansat e saj.






