Nga Shqipëria / E Hënë 29 Korrik 2019, 21:09

Luana çmend Monte Carlon, revistat atje shkruajnë për këngëtaren shqiptare

Luana Vjollca, këngëtarja dhe moderatorja e njohur shqiptare po jeton periudhën më të lumtur të jetës së saj. Kënga “Yalla Habibi” në bashkëpunim me Faydeen rezultoi të jetë një sukses i madh jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe jashtë.

Kjo këngë është rradhitur në vëndin e pestë në klasifikimin e 20 këngëve në “Arabic charts” . Për këtë arsye, për Luanën nisën të shkruajnë jo vetëm mediat vendase, por edhe mediat serbe e boshnjake. Ato i kanë veshur Luanës një sërë krahasimesh, të tilla si Kim Kardashian i Shqipërisë, ose e kanë krahasuar me këngëtare të tilla si Jelena Karleusa.

Pas suksesesh të tilla, Luana ka vendosur të shijojë ca pushime të merituara në Monako, një vend tjetër në të cilin Luana ka tërhequr vëmendje.

Fotoja e saj është publikuar në revistën e “Monaco Today”, cfarë e bën artisten vërtetë të lumtur.