Nga Shqipëria / E Hënë 29 Korrik 2019, 21:09

Ndryshe nga çdo vit, moderatorët e rinj të 'Edicionit Veror' do t’ju fiksojnë përpara ekranit

Prej ditësh tashmë në “ABC News” ka nisur emisioni “Edicioni Veror” i cili prej 8 vitesh shoqëron çdo verë publikun në orën 19:00. Ndryshe nga ditët e tjeta ku prezantuese ka qenë Sibora Bitri, ditën e sotme ‘Edicionin Veror’ e kanë prezantuar, moderatorja Genta Hodo dhe Krist Bibolli.

Genta prej kohësh është bërë pjesë e ekranit dhe më herët e kemi parë në emisionin “Jo vetëm modë” në Tv Klan, por edhe vitin e kaluar ka qenë pjesë e ‘Edicionit Veror’. Po ashtu gazetarja shqiptare përveç moderimit ka provuar veten edhe në muzikë dhe muaj më parë ka publikuar këngën “Sirenat”.

Ndërsa, Kristi po ashtu këtë sezon ishte pjesë e emisionit “Ditë për ditë” ku së bashku me moderatorët e tjerë shoqëronin publikun çdo ditë në Tv Klan.

Me udhëtimet e tyre në të gjithë Shqipërinë ata kanë sjell reportazhe të ndryshme nga plazhet shqiptare që kanë fiksuar përpara ekranit të gjithë teleshikuesit.