Nga Shqipëria / E Hënë 29 Korrik 2019, 20:08

Askujt nuk do i shkonte mendja, surpriza që Ermali i bën Rezartës të lë pa fjalë

Që prej ditës që doli nga qelia, Ermal Hoxha dhe Rezarta Shkurta kanë qenë të pandarë. Këngëtarja ka publikuar vazhdimisht foto dhe video me Ermalin dhe vajzën Hera duke  ndarë me fansat çdo moment familjar.

Pak më parë Rezarta ka publikaur një video në InstaStory ku tregon se Ermali e ka surprizuar me një dhuratë shumë domethënëse. Ajo ka postuar një kornizë me zërin e Ermalit mbi të cilën ai ka shkruar: “Rezi të dua!”

“As në ëndrrat më të bukura të adoleshencës ku mendoja për princin e kaltër, nuk e kisha imagjinuar që një ditë në jetën time do kisha dikë që do kujdesej çdo ditë ta bënte speciale. Je dashuria, je miku im, je babi më i mirë në botë, je përtej Askujt nuk do i shkonte mendja, surpriza që Ermali i bën Rezartës të lë pa fjalë çdo ëndrre. Të dua shpirti im.”, shkruan Rezarta pranë videos që e ka shoqëruar me këngën e Albanit dhe Miriamit “Duamë”.